LajmeMaqedoni

Kacarska: Gjyqtarët duhet të përkushtohen për të rritur besimin e qytetarëve

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese Dobrilla Kacarska ka folur për gjendjen në sistemin gjyqësor. Ajo tha se perceptimi bazë ndërtohet nga vetë gjyqtarët. Sa më shpejt të gjykojnë, sa më cilësore dhe më profesionale të marrin vendime, qytetarët do ta shohin dhe besimi do të ishte shumë më i lartë.

Megjithatë, ajo shtoi se, kemi një situatë ku disa politikanë kanë kritika të ngathëta dhe të pabaza.

“Të gjitha këto së bashku çojnë në këtë besim të ulët në gjyqësor. Unë kam qenë gjyqtar në Gjykatën Penale për 34 vjet dhe nuk mbaj mend kur besimi ka qenë më i ulët se tani. Gjyqtarët duhet të angazhohen dhe t’i përkushtohen sa më shumë punës së tyre, tha gjyqtarja në një intervistë.

Ajo shtoi se është e kënaqur me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ajo nuk ishte e kompletuar me gjyqtarë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button