LajmeRajon

Kurti: E kemi obligim të mos i harrojmë kurrë vrasjet e fëmijëve nga Serbia

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë obligim që të mos harrojnë kurrë vrasjet e fëmijëve nga Serbia.

Në ekspozitën “Bebëzat e mallit”, të fotografit Korab Krasniqi dhe kuratores Vesa Sahatçiu dedikuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë, Kurti ka thënë se liria e Kosovës i ka rrënjët te të rënët për liri.

Ekspozita e hapur në Ministrinë e Drejtësisë, nga Kurti është parë edhe si reflektim rreth mënyrës se si e mendojmë dhe përfaqësojmë humbjen, individuale a kolektive.

“Ngjarje të këtilla, përveç se mbledhin kujtime dhe e ndajnë dhimbjen, i shërbejnë edhe kujtesës sonë kolektive, për të shkuarën, për të mos e harruar kurrë atë. Për të nderuar dhe lartësuar kujtimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në projektin për memorialin dedikuar atyre. Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri. Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë. Andaj e kemi obligim, për lirinë dhe paqen që e gëzojmë, për drejtësinë që e synojmë që kurrë mos t’i harrojmë”, ka deklaruar Kurti, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit.

Show More

Related Articles

Back to top button