Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot në një konferencë për media, ka paralajmëruar ashpërsim të masave ndaj shkelësve të ligjit në komunikacion.
Këto masa do të ndërmerren për shkak se kohët e fundit kanë humbur jetën disa persona në trafik, si pasojë e shpejtësisë.
Sipas tij, tij janë finalizuar amendamentet për ndryshim të ligjit për rregullat e trafikut, ku janë paraparë ashpërime të masave ndaj shkelësve të rregullave të komunikacion, dyfishim të gjobave, të dyfishim të afateve kohore të marrjes së patentë shoferëve dhe të pikëve negative.
Ai ka kërkuar zbatim të ligjit në trafik nga Policia e Kosovës.
Kurse drejtori Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Policia synon të pajiset edhe me radar statik. Ai ka kërkuar të shtyhet Ligji që barra t’i bie pronarit të automjetit dhe jo shoferit.