Në një konferencë vjetore, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka prezantuar strategjinë e saj për zhvillim industrial dhe instrumentet mbështetëse për bizneset. Kryeministri Albin Kurti ka folur për vizionin e tij për një industri më të integruar globalisht dhe për politikat zhvillimore që po e rrisin ekonominë e vendit dhe po mbështesin qytetarët, bizneset dhe ndërmarrësit. Ai ka theksuar se qeveria ka mbështetur Fondin Kosovar për garanci kreditore, ka subvencionuar bizneset, ka lidhur tregun e punës me arsimin profesional dhe ka shpërndarë rritjen ekonomike te qytetarët.
Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka raportuar për progresin e bërë në klimën e të bërit biznes, mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe përkrahjen e investimeve. Ajo ka vlerësuar se puna e ministrisë së saj ka kontribuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe ka negociuar për marrëveshjen e tregut të lirë. Ajo gjithashtu ka përmendur planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të rrisë reformat dhe investimet në rajon. (politiko.mk)