LajmeMaqedoni

Kasami: Nuk do të lejojmë të shkohet në zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk ka anëtar në KSHZ

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami,ka thënë se kryetari i Kuvendit e ka shkelur ligjin dhe se nuk do të lejojnë që të shkohet në zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk ka anëtar në KSHZ.

“Ligji është i qartë dhe parasheh që çdo ndryshim të strukturave të partive në pozitë dhe opozitë, në afat prej 30 ditëve kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë partitë për ndryshim në KSHZ. Nuk qëndron pohimi i kryetarit të Kuvendit se KSHZ mund të funksionojë me një anëtar më pak. Me këtë ai mundohet t’ia mohojë këtë të drejtë opozitës. Ligji është i qartë. Kryetari i Kuvendit nuk i ka dërguar letër Aleancës për Shqiptarët, por dy partive tjera, duke shkelur kështu ligjin. Kjo tregon që qeveria përmes disa partive satelit, mundohen që t’ia pamundësojnë opozitës shqiptare të mos kenë anëtarë në KSHZ. Ne nuk do të lejojmë që të shkojmë kështu në zgjedhje, pasi kjo është jo demokratike”, tha Kasami.

Show More

Related Articles

Back to top button