LajmeRajon

Të enjten votohet për heqjen e imunitetit, Berisha: Protesta para Parlamentit do të varet nga rrethanat

Protestën e mbajtur të hënën përballë Kryesisë së Kuvendit, Sali Berisha e cilësoi si të shkëlqyer, pavarësisht numrit të pjesëmarrësve.

Në një konferencë me gazetarët, kreu i Rithemelimit deklaroi se ajo ishte e shkëlqyer pikërisht për rrethanat në të cilat u thirr.

Ndërsa, sa i përket protestës të së enjtes, Berisha thotë që, sërish prej rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që do të duan, do të mund të jenë prezentë.

“…Kjo tjetra, duhet të kuptohet kompleksiteti i rrethanave. Vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë u lejon që të vijnë në protestë. Për ne e rëndësishme është që nisin tani, për të mos i ndalur më deri në ditën e fitores.”

I pyetur nëse do të jetë mes qytetarëve për të protestuar apo në Kuvend ku do të votohet për “fatin” e imunitetit të tij, Berisha u shpreh:

“Atë ditë do të jem kudo, në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo.”

Protesta, sipas tij, nuk është kundër SPAK, por në mbrojtje të interesit publik.

“Është gjëja më normale. Ne po denoncomojme me dokumente zyrtare. Tani është koha të veprojmë.”

Se kur do të mbahet protesta para ambienteve të Strukturës së Posaçme, kreu i Rithemelimit nuk dha detaje.

Show More

Related Articles

Back to top button