LajmeRajon

Drejtuesit e Sindikatës së Policisë ia adresojnë Sveçlës 14 kërkesat, në pritje të vendimit

Mbi dy orë ka zgjatur takimi i drejtuesve të Sindikatës së Policisë së Kosovës me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Përgjatë kësaj kohe është diskutuar detajisht për 14 kërkesat e sindikatës drejtuar Ministrisë së Brendshme.

Kryetari i kësaj sindikate Imer Zeqiri ka thënë  se janë pajtuar që kërkesat të analizohen në detaje deri në një takim të radhës që pritet të ndodhë pas vitit të ri.

“Kërkesat tona do të analizohen dhe më pas do të vendosen prioritetet për takimin e ardhshëm”, është shprehur Zeqiri. Ai ka thënë se nuk është caktuar datë, derisa ka theksuar se atmosfera brenda takimit të sotëm ka qenë e mirë.

Show More

Related Articles

Back to top button