LajmeRajon

Sveçla jep detaje: Dje patëm një sulm në veri, iu rrezikua jeta një polici

Xhelal Sveçla në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut
Ministri i Ponëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sfida më e madhe për këtë vit ka qenë ruajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe ruajtja e integritetit territorial në gjithë vendin.

Madje, ai tha se tejet sfiduese ka qenë shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit pas sulmit të grupeve paramilitare atje dhe kulmi i këtyre sulmeve ka qenë ai i 24 shtatorit.

Ai në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, shtoi se edhe dje nga një sulm është rrezikuar jeta e një polici. Sipas tij, së fundi situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm në veriun e vendit.


“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun”.

“Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovë është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, tha ai.

Show More

Related Articles

Back to top button