Ukraina ka marrë këstin e fundit prej 1.5 miliardë euro të paketës totale prej 18 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian për vitin 2023, tha të enjten kryeministri ukrainas Denis Shmihal.
Ekonomia e Ukrainës është shumë e varur nga partnerët dhe Kievi është i shqetësuar nëse kjo do të vazhdojë, pasi paketat e reja janë bllokuar në BE dhe në Shtetet e Bashkuara.
“Sot morëm 1.5 miliardë euro të fundit të paketës totale të ndihmës financiare prej 18 miliardë eurosh,” tha Schmihal në platformën e rrjeteve sociale X, duke shprehur shpresat “për mbështetjen e vazhdueshme të palëkundur nga BE”.
Këtë vit, BE ishte donatori më i madh i mbështetjes së drejtpërdrejtë fiskale, duke mbuluar mbi 45 % të nevojave për financim të jashtëm, sipas ministrit të financave Serhii Marchenko.
Për vitin 2024, Ukraina shpreson të marrë 18.5 miliardë euro nga BE dhe më shumë se 8 miliardë dollarë nga një paketë e Shteteve të Bashkuara që përmban gjithashtu ndihmë jetike ushtarake.
Votimi për të dyja paketat është zhvendosur në fillim të vitit të ardhshëm.
Ekonomia e vendit mund të rezistojë për muajt e ardhshëm derisa të miratohet ndihma nga vendet e tjera, por viti 2024 do të jetë më i vështirë dhe Kievit do t’i duhet të mbështetet më shumë në burimet e veta.