Në vitin 1944 ka nisur mësimi në gjuhën turke në shkollën “Tefejuz” të Shkupit – thuhet në urimin e Presidentit Pendarovski me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke.
“Krahas sfidave në arsim dhe në fushat tjera, përfaqësuesit e komunitetit turk në RMV japin contribute nëpër shumë sfera, në arsim, shëndetësi, art dhe sport. Për këtë shkak, shteti duhet t`i mënjanojë edhe pengesat e fundit për bashkëqytetarët tanë Turq që të mund që pa probleme ta realizojnë të drejtën themelore njerëzore për arsimim”, tha Stevo Pendarovski.
Urime për 21 Dhjetorin ka dërguar edhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi.
“Shprehja e respektit të ndërsjellë ndaj kulturës, identitetit dhe veçantisë turke, me theks të veçantë në arsimin, krijimtarinë dhe kultivimin e gjuhës turke, janë investimi më i mirë në ardhmërinë e një populli, a ndërtimi i raporteve të respektit të sinqertë, të besimit dhe besnikërisë ndaj shtetit si shtëpia jonë e përbashkët është investim në ardhmërinë e shtetit”, tha Talat Xhaferi.
Pjesëtarët e komunitetit turk në vend sot e shënojnë Ditën e arsimit në gjuhën Turke, që është festa e vetme kombëtare e Turqve në Maqedoninë e Veriut dhe nga viti 2007 është ditë jo pune.
Këtë vit shënohet edhe 100-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë dhe 95-vjetori i reformave gjuhësore dhe alfabetit turk.
Ndryshe, në regjistrimin e fundit në Maqedoninë e Veriut, në popullatën e përgjithshme të regjistruar, 3.98% prej tyre apo rreth 71.000 janë deklaruar si Turq