LajmeRajon

Zëdhënësi i Qeverisë arsyeton “diskutimin e tensionuar” mes Kurtit dhe Osmanit

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, e ka komentuar videon që ka qarkulluar sot ku presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, duket sikur kanë një mosmarrëveshje, transmeton Reporteri.net.

Nga pamjet ku shihen Osmani dhe Kurti, duket sikur ka tension gjatë diskutimit.

“Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin “Drejtësi dhe Punësim”, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese. Kur pas Kryeministrit e mori fjalën Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023. Në atë xhirim shihet Kryeministri Kurti duke i folur Presidentes Osmani për Avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij”, shkroi Kryeziu në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e pyetur për këtë pas përfundimit të takimit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, tha se diskutimi ka qenë për zgjedhjet e përgjithshme.

“Për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista. Kështu që është përpjekje e vazhdueshme”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button