BotaLajme

Rrëzohet avioni ushtarak në Meksikë/ Vdesin 14 persona, mbijeton një

Katërmbëdhjetë persona vdiqën të premten pasi një helikopter i marinës meksikane u rrëzua në Sinaloa.

Marina e Meksikës tha se helikopteri Black Hawk u rrëzua në qytetin bregdetar të Los Mochis, por ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, por ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarja me arrestimin e bosit të drogës, Rafael Cara Quintero.

Quintero ishte në listën e dhjetë të arratisurve të kërkuar nga FBI-ja për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e agjentit special të Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA) Enrique Kiki Camarena në Meksikë në vitin 1985.

Pesëmbëdhjetë persona u transportuan si pasojë e përplasjes, 14 prej të cilëve ndërruan jetë, tha Marina. I mbijetuari po merr kujdes mjekësor./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button