Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje bore me intensitet mesatar vërehen në Kodër të Diellit, ndërsa në Kumanovë, Berovë dhe në kalimet malore Strazhë dhe Presekë vërehen reshje më të dobëta të shiut dhe borës. Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 50 metra ka në Kërçovë, njofton LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti