Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski duke folur për autostradën Tetovë – Gostivar në TV21, ai tha se do të bëhet në trasenë ekzistuese, por do të jetë më e gjerë dhe krejtësisht e re.
“Do të jetë edhe 10 metra më e gjerë, do të ketë gjelbërim në mes, do të ketë dy korsi lëvizjeje dhe një korsi qëndrimi, në magjistralen aktuale Tetovë – Gostivar”.
“E njëjta do të jetë edhe në magjistralen Prilep – Manastir, ku traseja do të jetë kryesisht në rrugën kryesore aktuale”, tha Boçvarski.
Ai ka folur edhe për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe përfundimin e mundshme të punimeve. Ai ka treguar se janë shfaqur 11 rrëshqitje të reja dhe ka bërë të ditur se kushdo që ka gabuar në ndërtimin e kësaj autostrade do të mbajë përgjegjësi.
Boçvarski theksoi se janë shfaqur probleme në terren me 11 rrëshqitje të reja përgjatë kësaj autostrade. Boçvarski tha se kontrata ka afat për ekzekutim deri më 31.12.2023, por kjo do të thotë se nëse nuk përfundojnë punët, atëherë duhet të diskutohet se si do të vazhdohet më tutje.