Futbollistët e Man. Sitit dhe Fluminenses do të vendosin se kush do të jetë kampioni i ri i botës për klube në stadiumin “King Abdullah” në Xhedah. Kampionati Botëror i Klubeve po përfundon dhe tradicionalisht në finale do të luajnë skuadrat më të mira nga Evropa dhe Amerika e Jugut.
Man. Siti, kampion i Kontinentit të Vjetër, konsiderohet favorit ndaj fituesit të “Copa Libertadores”, skuadrës së Fluminense. Skuadra e Pep Guardiolës nuk pati asnjë problem në gjysmëfinale dhe mundi japonezët e Urava-s me rezultat 3-0. Nga ana tjetër, Fluminense ishte më e mirë se egjiptianët e Al Ahli me rezultat 2-0.
Në këtë ndeshje, Siti do të luajë pa dy nga futbollistët më të mirë dhe yjet më të mëdhenj, të lënduarit Kevin de Bryjne dhe Erling Haaland. Dyshja vrasëse, më saktë, janë shëruar nga lëndimet e tyre, por nuk kanë të drejtë të luajnë për shkak të rregullave të FIFA-s.
Gjegjësisht, FIFA nuk i lejon lojtarët që nuk janë regjistruar për gjysmëfinale të luajnë në finale. Kështu u zhgënjyen tifozët e Man. Sitit që prisnin me padurim rikthimin e De Brujnes dhe Halandit.
Fituesi i finales së sotme do të fitojë një pasuri të vërtetë. Kampioni i ri i botës për klube do të marrë 4.65 milionë euro, ndërsa humbësi 3.5 milionë euro.
Takimi mes Man. Sitit dhe Fluminense do të luhet sonte në orën 19:00 në stadiumin “King Abdullah” në Xhedah të Arabisë Saudite.