LajmeMaqedoni

Me ligjin e ri s’ka më punësime të maqedonasve si “shqiptarë”, zotohet ministri Aziri

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu theksoi në Klan Debat se me ligjin e ri për administratë do të mënjanohen keqpërdorimet e punësimeve në administratë.

Keqpërdorimi i “balancuesit” gjatë punësimeve në administratë po vazhdon, ku qytetarë të caktuar vetëm me një deklaratë noteriale, deklarohen se i përkasin një përkatësie etnike tjetër, vetëm për të zënë vendin e punës, të shpallur në konkurs.

Janë me dhjetëra raste ku shumë maqedonas duke u deklaruar si shqiptarë kanë zënë vende të punës.

Ministri Aliu theksoi se në Klan Debat se këto keqpërdorime do të evitohen dhe se ligji është në Kuvend dhe pritet së shpejti të marrë dritë jeshile.

“Në Ligjin për Administratë kemi futur edhe mbylljen e dy fushave kryesore të rëndësishme për qytetarin. Fusha e parë është numri amë i qytetarit dhe fusha e dytë është nacionaliteti. Në momentin që qytetari dëshiron që t’i nënshtrohet provimit për administrator shtetëror, ai do të duhet të hap një profil në Agjencinë për Administratë. Në momentin që hapet ky profil në atë agjenci, në fushën e kërkimit të ID-së dhe nacionalitetit, duhet të jetë fushë e cila njëherë mbushet dhe asnjëherë nuk ndryshon… Pra juve nuk do të keni informatë se në çfarë institucioni, çfarë nacionaliteti kërkohet për një vend të lirë të caktuar të punës. Pra, në momentin që ju veçmë e keni kaluar provimin dhe e keni definuar nacionalitetin, ju me këtë certifikatë do të aplikoni atje ku jeni kompatibil. Pra, me këtë ne e kemi zgjidhur problemin e balanserit dhe keqpërdorimet që janë bërë”, theksoi Aliu për Klan Debat. (INA)

Show More

Related Articles

Back to top button