Gjetjet nga obduksioni i trupave të të vrarëve Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski kanë mbërritur në Prokurorinë Publike.
Tashmë me ta, do të duhet të gjehen përgjigjet se si u rrëmbye dhe u vra e mitura Vanja dhe 74-vjeçari Pançe.
14-vjeçarja Vanja u shpall e zhdukur më 27 nëntor dhe Pançe nga Velesi më 24 nëntor. Trupat e tyre u gjetën më 3 dhjetor. Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve e kanë pranuar fajësinë. Të gjithë janë në paraburgim.
I dyshuari i parë është Ljupço Palevski Palço, i cili pritet të ekstradohet nga Turqia.