LajmeMaqedoni

Policia financiare të hënën do të hyjë në qytetin e Shkupit

Policia financiare të hënën ka hyrë në qytetin e Shkupit në lidhje me blerjen e dekoratave për Vitin e Ri të kryeqytetit.

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, informoi se dekorimi i kryeqytetit do të kushtojë 30 mijë euro, shumë më pak në krahasim me vitet tjera.

Pas komenteve në opinion për dekorimin e Vitit të Ri në Shkup dhe reagimeve se nuk është shpallur tender, Qyteti i Shkupit ka dalë me informacione se dekorimi i sheshit të qytetit, rrugëve kryesore dhe pazarit të Vitit të Ri është financuar përmes një thirrje publike, e cila është publikuar në përputhje me aktet dhe rregulloret si të gjitha thirrjet e tjera publike.

“Kjo është thënë disa herë deri më tani, është shpjeguar në detaje dhe është paraqitur në mënyrë transparente për publikun. Prandaj, çdo “lajm” tjetër është tentativë për manipulim, sensacion dhe spekulim”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në ndërkohë, ish-kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov përmes një statusi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryetares Arsovska. Sipas tij, Shkupi është në proces të shkatërrimit të plotë dhe sugjeron që në pranverë të ketë zgjedhje për Shkupin.

Show More

Related Articles

Back to top button