Para presidentit të shtetit dhe komandantit suprem të Armatës, Stevo Pendarovski sot do të prezantohet shkalla e gatishmërisë luftarake të Armatës.
Realizimin e planeve dhe detyrave dhe gjendja në Armatë gjatë vitit, para Pendarovskit, ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe përfaqësuesve të Kabinetit të presidentit dhe gjeneralëve në Armatë, do t’i pezantojë shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurqinovski dhe drejtori i SHM, gjenerali i brigadës Simeon Trajkovski.
Brifingi, i cili është detyrim i rregullt vjetor i Shtatmadhorisë para komandantit suprem, është me qëllim të prezantimit të gjendjes në zonat funksionale, të cilët kanë ndikim në gatishmërinë luftarake të Armatës.Nga Ministria ne Mbrojtjes paralajmërojnë se presidenti Pendarovski do të njoftohet më hollësisht me gjendjen dhe shkallën e realizimit të aktiviteteve në fushën e menaxhmentit personal, trajnim dhe stërvitje, operacione në vend dhe jashtë, pajisje dhe infrastrukturë, planifikim ushtarak dhe strukturë e fuqisë, modernizim, buxhetim dhe financim.