Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin Kherson, përfshirë një burrë 87-vjeçar dhe gruan e tij 81-vjeçare.
Si pasojë e sulmeve, 9 persona u plagosën përfshirë një 15-vjeçar.
“Nuk ka pushime për armikun,” shkroi në rrjetet sociale Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, duke komentuar sulmin në Kherson.
Irani shton raketa të sofistikuara në arsenalin e tij
Sulmi ndodhi ndërsa Ukraina po përgatitej të festonte zyrtarisht Krishtlindjet për herë të parë më 25 dhjetor, në një ndryshim simbolik nga kisha ortodokse ruse, e cila feston lindjen e Krishtit më 7 janar.
Kherson nuk ishte i vetmi rajon i Ukrainës që u sulmua të dielën.
Forcat ruse filluan 15 sulme me dronë gjatë natës dhe 14 nga dronët Shahed të prodhuar nga Irani u shkatërruan mbi rajonet Mykolaiv, Kirovohrad, Zaporizhziya, Dnipropetrovsk dhe Khmelnytskyi.