LajmeMaqedoni

Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka fillim të negociatave! Askush nuk e di nëse do të ketë kushte nga vende të tjera

E përkrahim Maqedoninë e Veriut në kërkesën e saj që të jetë anëtare e plotfuqishme të BE-së, siguron ambasadori spanjoll Hoze Luis Lozano Garsia në intervistën javore të REL. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që në procesin e negociatave të dalin kërkesa nga vende të tjera, madje edhe në rast të miratohen ndryshimet kushtetuese që është kushti për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare.

“Nuk dua të dërgoj mesazh pesimist, përkundrazi. Atë që po e themi ne, por edhe instancat e tjera të BE-së, vendet anëtare, është se kur jeni në proces, që të thirret konferenca e dytë ndërqeveritare, duhet ta plotësoni këtë kusht, përkatësisht të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe atëherë punët do të marrin një drejtim tjetër. Ndoshta do të ketë kushte dhe kërkesa të reja të vendeve të tjera, por në fund punët do të marrin një tjetër dimension dhe rëndësi. Çfarë do të thotë kjo? A do të jetë kjo pengesa e fundit? Ndoshta do të ketë edhe pengesa të tjera”, tha Hoze Luis Lozano Garsia, ambasador i Spanjës.

Të njëjtit mendim është edhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Ai tha se mund të ketë edhe një vend tjetër me ndonjë kusht banal, por shtoi se në rastin me Bullgarinë, historia asnjëherë nuk do të jetë kusht për negociatat dhe hapjen e klasterëve.

“Vardari është i ndotur, Maqedonia nuk është e gatshme dhe do të na bllokojnë. Ideja është nëse kanë të drejtë që të na bllokojnë për këtë arsye. Nëse është pika e agjendës së BE-së. Historia nuk do të jetë pikë në asnjë prej kapitujve”, pohoi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Ministrja e jashtme e Bullgarisë, Marija Gabriel disa ditë më parë tha se ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm për Maqedoninë, por edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe dy protokollet. Siç tha ajo, ka tre instrumente të lidhura në mënyrë të ndërsjellë, që janë pjesë e të ashtuquajturit kompromis nga korriku 2022. Por, Osmani e mohoi këtë duke thënë- pyesni Gabrielin, për  kërkesën e tyre në Samitin e  BE-së që u mbajt më 15 dhjetor në Bruksel, të përfshihen protokollet në konkluzionin e BE-së për RMV që në një farë mënyrë u zhdukën gjatë natës dhe nuk u përfshin në versionin final.

Show More

Related Articles

Back to top button