Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për “Shtypi i Lirë” në Slobodna TV thotë se pret fitore si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare.
“Do të ketë një qeveri teknike dhe ky është një detyrim ligjor. Më 28 janar do të dorëzoj dorëheqjen. Pas zgjedhjeve do të formojmë Qeverinë dhe do të kthehem si kryeministër. Të gjithë qytetarët duan anëtarësim në BE, duan një të ardhme më të mirë. Ndryshime kushtetuese mund të sjellë kjo përbërje, nuk ka nevojë të presim përbërje të re. Jam i bindur se ky vend do të bëhet anëtar i BE-së”, theksoi Kovaçevski.
Sipas tij, presidenti i ardhshëm i shtetit do të jetë presidenti i propozuar nga LSDM dhe koalicioni. Po ashtu zgjedhjet parlamentare do të fitohen nga koalicioni proevropian.