Policia e Kosovës njofton se një person është djegur brenda veturës në Prizren të dielën në orën 01:20. Sipas policisë së Kosovës nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.
“Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në rrugën “Kastriotët“ në afërsi të rrugës “Transiti i ri“ në Prizren është duke u djegur një veturë. Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë vetura e djegur është e tipit “Golf 2”, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit kompetente për rastin si dhe prokurori kujdestar.
‘Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim”, thuhet në raport.