BotaLajme

Rusia, akuza Perëndimit për Serbinë: Po destabilizoni aleatin tonë

Qeveria ruse akuzon vendet perëndimore për nxitjen e tensioneve në Serbi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska shpreson se rezultati i ndërhyrjes së perëndimit në Serbi do të çojë në “forcimin e mëtejshëm të miqësisë” midis Beogradit dhe Moskës.

Ndërsa zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova deklaroi se “Përpjekjet e Perëndimit kolektiv për të destabilizuar situatën në vend janë të dukshme”.

Pas protestave të dhunshme, takimi i parë që presidenti serb ka zhvilluar është ai me ambasadorin rus në Beograd.

Kujtojmë se policia mbrëmjen e të dielës përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Shumë prej demostruesve u përpoqën të hynin me forcë në godinën e Bashkisë duke thyer xhamat dhe duke u përplasur me forcat e rendit.

Aktivistët e opozitës thonë se policia përdori forcë të tepruar ndaj qytetarëve madje mes tyre kishte provokatorë për të shkaktuar dhunë.

Pas protestave të dhunshme ku pati me dhjetëra të arrestuar presidenti Aleksander Vuçiç u shpreh se shteti do të reagojë. Sipas tij qyteti i Beogradit po shkatërrohet për shkak të “qëllimeve të pista politike” duke nenvizuar edhe njëherë faktin për ndërhyrje të huaj.

“Prandaj erdha menjëherë në Presidencë dhe hyra në hyrjen kryesore, vetëm për t’u treguar se nuk kam frikë nga asgjë. Asnjë revolucion nuk po ndodh”, u shpreh Vuçiç i cili thirri edhe Këshillin Kombëtare të Sigurisë.

Prej më shumë se 10 ditësh opozita serbe del çdo natë në rrugë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i cilësojnë të manipuluara nga partia në pushtet.

Show More

Related Articles

Back to top button