LajmeSport

Asllani: Po e bëj ëndrrën realitet, lë Gjermaninë për Kosovën

Federata e Futbollit të Kosovës i ndau çmimet për më të mirët e vitit 2023. Gjatë ndarjes së çmimeve, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e prezantoi futbollistin më të ri të Kosovës. Ai është 21-vjeçari Fisnik Asllani, qendërsulmuesi i Austria Vjenës. Asllani në “Sports Shoë” tha se është tejet krenar për ftesën e “Dardanëve”, duke theksuar se ka lënë Gjermaninë për Kosovën.

“Gjithmonë e kam pasur ëndërr të luajë për Kosovën. Jam duke u munduar ta bëj ëndrrën realitet”, tha Asllani.

Fisnik Asllani po kalon një formë të jashtëzakonshme në Bundesligën austriake. Ai i ka luajtur deri më tani 11 ndeshje dhe i ka shënuar dy gola. Asllani ka luajtur edhe në Kupën e Austrisë, ku në dy ndeshje ka shënuar një gol.

Show More

Related Articles

Back to top button