Herri Kejn po shkëlqen te Bajerni i Mynihut, teksa deri tani ka shënuar 21 gola vetëm në kampionat. Me 42 pikë, ai udhëheq listën e golashënuesve më të mirë në Europë, duke qenë kandidati kryesor për të fituar “Këpucën e Artë”.
Ai ndiqet nga Akor Adams i Montpeles me nigerianin që ndodhet në vendin e dytë me 36,5 pikë. Në vendin e tretë me 36 pikë ndodhet Kilian Mbape.
Me 15 gola të shënuar në Serie A dhe me koeficient 2, aq sa Bundesliga, Lautaro Martinez me 30 pikë ndodhet në vendin e 6-të.
Një vit më parë, ky trofe i shkoi Erling Halandit, por sulmuesi i Mançester Sitit është ende larg për të konkurruar këtë edicion. Me 28 pikë, “bomberi” norvegjez ndodhet në vendin e 7-të.