Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka angazhuar edhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës, për të shkaktuar trazira në protestat e opozitës në Serbi, bëjnë të ditur burimet.
Burime të KP bëjnë të ditur se Gjorgje Balloviq, Nikolla Niciforoviq, Millan Ivanoviq dhe Zhivko Jakshiq, për disa ditë kanë qëndruar në Beograd për të marrë pjesë në protesta. Kjo pasi, sipas të njëjtit burim, për t’u infiltruar në turmë, pasi që konsiderohet se janë të panjohur në Beograd.
Ndërkaq në deklaratën e SPN-së thuhet se “autoritetet përdorën dhunë për t’i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme”
Protestuesit në Serbi po kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
Sipas këtij koalicioni, në protestën e mbrëmshme u përdor forcë brutale nga regjimi.
Në deklaratën e SPN-së thuhet se njësitë speciale kanë përdorur forcë brutale ndaj qytetarëve.
“E rrahën njërin nga demonstruesit dhe ia thyen këmbën, duke e goditur me shqelma përderisa ishte i shtrirë në tokë. Pas protestës, policia sulmoi edhe Radomir Lazoviqin nga Fronti i Gjelbër i Majtë”, thuhet në njoftimin e SPN-së.
Ky koalicion politik deklaroi se janë arrestuar një numër i madh i qytetarëve paqësorë, për të cilët paralajmëroi se do të sigurojë mbrojtje ligjore.
Ndryshe, gjatë protestës së mbrëmshme dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët vijuan për të shtatën herë demonstratën e tyre, që u thirr nga opozita.
Përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në Kuvend, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i ndërtesës.
Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia. Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës, ndërsa policia e përgjigj me gaz lotsjellës.
Pas incidenteve, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua qytetarëve serbë që të mos shqetësohen.
“Asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”, tha ai ndonëse videot e publikuara tregojnë se ndaj protestuesve u ushtrua dhunë.
Kujtojmë se, misioni vëzhgues i OSBE-së tha se zgjedhjet e 17 dhejtorit në Serbi u përshkruan me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe përhapje të frikës. Eurodeputetët kanë kërkuar hetim të pavarur për parregullsitë në zgjedhje. SHBA po ashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve serbe t’i hetojnë pretendimet për parregullsi.