LajmeRajon

Politika serbe sërish përzihet në sport, pingpongistëve të Kosovës iu mohohet pjesëmarrja në Evropian

Politika serbe vazhdon të përzihet në sport, dhe atë duke diskriminuar sportistët tanë.

Rasti i fundit ndodhi me pingpongistët tanë, të cilëve iu mohua pjesëmarrja me të drejta të barabarta me shtetet tjera në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Federatën e Pingpongut të Kosovës gjatë procesit të pjesëmarrjes në Evropian, për çka dënojmë veprimin e radhës të përzierjes së politikës serbe në sport, e që nuk është rasti i parë, kur bëhet fjalë për sportistët tanë.

KOK shpreson që Federata Evropiane e Pingpongut (ETTU), të marrë masat e nevojshme ndaj organizatorit të Evropianit, në këtë rast Serbisë, me besimin se diskriminimet e tilla do të marrin fund një herë e përgjithmonë.

Show More

Related Articles

Back to top button