Sot me një ceremoni solemne në orët e pasdites në Daut Pashë – Shkup, do të bëhet ndarja e mirënjohjeve “Urdhri i Meritave” nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për të përzgjedhurit e tij, transmeton Portalb.mk.
Goce Todorovski, Kole Angelovski dhe Bajrush Mjaku u vlerësuan nga presidenti Pendarovski me Urdhrin për merita për Maqedoninë e Veriut.
“Medalje për merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut do t’i jepet Branko Ognjanovskit, Vasko Todorovit dhe Lupço Karovit”, njoftuan nga Presidenca, duke nderuar me Mirënjohje Teatrin Shqiptar.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Presidentit në Facebook dhe kanalin YouTube.