Filip Hrgoviç dhe Entoni Xhoshua arritën fitore në një shfaqje spektakolare në Arabinë Saudite dhe u afruan një hap më afër një lufte të ndërsjellë. Boksieri kroat është i pamposhtur (17-0), gjersa ka kaluar në sfiduesi të detyrueshëm për brezin e peshave të rënda “IBF”. Ai duhet të luftojë fituesin e ndeshjes Tajson Fjuri – Oleksandr Usyk ose kundër Xhoshuas, nëse Fjuri dhe Usyk bien dakord për një revansh.
Duke qenë se është e sigurt që “Gypsy King” dhe ukrainasi, të cilët ndeshen më 17 shkurt, do të kenë një përballje të dytë, “IBF” do të organizojë një ndeshje për kampionin e përkohshëm.
Hrgoviç mund të hyjë në ring më 9 mars, kur sauditët njoftuan një ngjarje të re të madhe. Lufta kryesore e natës pritej të ishte mes Xhoshua dhe Deontej Uajllder, por ky I fundit pësoi një humbje shokuese ndaj Xhosef Parker.
“Ne nënshkruam me Uajllderin, por ai humbi. Kjo ndodh në boks. Ndoshta është një bekim, Xhoshua është gati për titull. Ai dëshiron të bëhet tre herë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda. Oto Vallin ishte numri dy në kategori, Hrgoviç do të jetë kundër Entoni Xhoshua për titullin botëror”, deklaroi promovuesi Edi Hern.