Ish-kryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviq ka folur për situatën në veri të vendit dhe sulmin e 24 shatorit.Ai ka thënë se për rrezikun, kryeministri Albin Kurti ka alarmuar disa herë, dhe se nga kjo situatë Kosova doli fituese.“Për mendimin tim, Serbia ka humbur dhe Kosova ka fituar… dhe sa i takon Kosovës, humbjen më të madhe e ka pasur vdekjen e policit të ndjerë. Në të gjitha elementat e tjera sa i përket politikës, Kosova ka qenë fituese. Kurti ka alarmuar disa herë”, ka thënë Abazoviq.Ai tutje tha që politika e të gjithëve duhet të orientohet në drejtim të bashkëpunimit dhe jo konfliktit.“Pas asaj që ka ndodhur në Banjskë, institucionet e Kosovës kanë marrë masa si të eleminojnë mundësitë që të ndodhin përseri”, ka thënë Abazoviq.Abazoviq tha që bashkësia ndërkombëtare pas këtij sulmi duhet të jetë më e ashpër në kërkesat e tyre për bashkëpunim real dhe ekzistues.I pyetur se a duhet që Serbia të jetë përgjegjëse për sulmin në Banjskë, Abazoviq tha që duhet të vihet te secili fakt dhe pastaj të dihet se kush është përgjegjësi kryesor.“Janë përmendur shumë faktor duke përfshirë edhe Rusinë dhe kjo kërkon kohë që të vërtetohet”, ka thënë Abazoviq.
Read Next
2 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
2 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
2 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
2 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
2 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
2 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
2 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
2 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
2 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
2 days ago