Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ku do të vendosej ashpërsimi i masës së sigurisë ose jo për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Raportohet se shkak është bërë kërkesa e mbrojtjes së ish-kryeministrit Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj në procesin në ngarkim të Berishës.
Referuar të njëjtave burime, avokatët e Berishës kanë dorëzuar provat që sipas tyre faktojnë faktin e shkarkimit të gjyqtares Irena Gjoka në Shkurt të 1996-ës nga KLD-së, ku kryetar ishte Sali Berisha.