LajmeRajon

​Stano për vendimin e Serbisë për targat: Hap pozitiv në zbatimin e marrëveshjes

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka quajtur hap pozitiv drejt zbatimit të Marrëveshjes vendimin e Serbisë për t’i njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova.

Stano në një përgjigje për RTV21 tha se njohja e targave të automjeteve RKS nga Serbia tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mirëpresim vendimin e Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS të lëshuara nga Kosova. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes. Ajo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu përbën një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, ka thënë Stano.

Show More

Related Articles

Back to top button