Gjergj Bojaxhi, bashke drejtuesi i projektit “Rrënjet” është i ftuar në “Pressing” të T7. Ky projekt lidhet me ADN-në e shqiptarëve.
Ndër të tjerash Bojaxhi ka folur edhe për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend.
Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fundit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera. Në mesin e tyre edhe serbët.
AI ka befasuar duke treguar se 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar.
“Atyre ju ka dalë që gjysma e popullatës që janë sot minoritet serb në Kosovë janë me origjinë shqiptare të sllavizuar. Le themi 45% e serbëve në Kosovë janë shqiptarë të sllavizuar. Gjysma janë sllavë dhe 10% janë gop apo linja të mbetura nga periudha romake, nga pushtimet”, ka thënë ai. /Gazeta Express