Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga grupi militant Hamas ka njoftuar se së paku 241 persona janë vrarë dhe 382 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit.
Presidenti palestinez Mahmud Abas e ka quajtur luftën një “krim të rëndë” kundër popullit të tij.
Të martën shefi i shtabit të Ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ka deklaruar se konflikti me Hamasin do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë.
Izraeli ka njoftuar se të martën ka kryer më shumë se 100 sulme në vende të ndryshme në territorin e Gazës, derisa ka bërë të ditur se operacionet tokësore është duke i shtrirë në Gazën qendrore.
BBC-ja raporton se shpërthime të forta janë dëgjuar në Gaza edhe në orët e para të së mërkurës.
Sipas ministrisë, të paktën 20.915 palestinezë janë vrarë, siç thonë, kryesisht fëmijë dhe gra, në më shumë se 11 javë luftime.