LajmeSport

Trajneri gjerman vendos një rekord të ri në Premier Ligë

Trajneri gjerman, Jyrgen Klop, ka vendosur një rekord të ri në Premier Ligë pas fitores së Liverpulit në “Boxing Day” ndaj Barnlit, në transfertë me rezultatin 0-2.

Sipas faqes së specializuar të statistikave “OPTA”, Klop tani ka fituar gjashtë ndeshje në “Boxing Day”, duke u bërë trajneri i pare, me një rekord prej 100 për qind të fitoreve në këtë ditë, në historinë e Premier Ligës.

Për Liverpulin kjo ishte ndeshja e tyre e fundit për vitin 2023, ndërsa vitin 2024 do ta nisin në një përballje ndaj Njukasëllit, më 1 janar në stadiumin “Anfilld”.

Show More

Related Articles

Back to top button