LajmeSport

Garnaço udhëheq Man. Junajtedin në një fitore me përmbysje

Man. Junajtedi ka arritur të marrë një fitore fantastike në “Old Trafford” falë një përmbysje magjepëse ndaj Aston Villa me rezultatin 3-2. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 për miqtë, ku në minutën e 21’ shënoi fillimish MekGinn, e më pas në minutën e 26’ dyfishoi shifrat Dendonker.

Man. Junajtedi nuk u dorëzua, pasi “Djajtë e Kuq” përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Në minutën e 59’, Garnaço rihapi sfidën duke shënuar golin e 1-2. Më pas, në minutën e 71’, argjentinasi arriti të shënonte përsëri, duke barazuar rezultatin në 2-2.

Por nuk mbeti me kaq, pasi danezi Rasmus Hojlund ka shënuar golin e tretë duke përmbysur kështu shifrat. Me këtë rezultat, Man. Junajtedi renditet tashmë në vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Aston Villa humbet mundësinë të renditet i pari së bashku me Liverpullin, pasi tashmë ndodhen në vendin e tretë me 39 pikë.

Show More

Related Articles

Back to top button