Ministri izraelit për Çështjet Strategjike, Ron Dermer ka biseduar në Washington me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan lidhur me “planifikimin” për rajonin pas përfundimit të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.
I ndodhur për takime zyrtare në Washington, Dermer zhvilloi takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.
Siç raporton gazeta “Times Of Israel”, në takimin mes Dermer dhe Sullivan u diskutua mbi “planifikimin” për Gazën pas përfundimit të sulmeve.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për çështje të tilla si “Përmirësimi i situatës humanitare në Gaza, minimizimi i dëmeve ndaj civilëve dhe lirimi i pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi”.
Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, pritet që Dermer të takohet edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.