LajmeMaqedoni

Zyberi: Policia ka rrahur pa të drejtë të burgosurit në Idrizovë! Kemi fotografi dhe video që do të na shërbejnë për ndjekje penale

Avokati i Popullit, Naser Zyberi tha se si institucion do të parashtrojnë kallëzim penal për kontrollin e policisë në burgun e Idrizovës gjatë muajit tetor, shkruan TV21. Zyberi tha se kanë pamje, respektivisht video dhe fotografi ku shihet se janë shkelur të drejtat e njeriut. Shtoi se të burgosurit janë rrahur, edhe pse nuk kanë rezistuar gjatë kontrolleve.“Ata me pa të drejtë kanë qenë viktimë e dhunës që ka ushtruar policia. Janë lidhur janë rrahur, nëpër të gjitha pjesët e trupit, edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë rezistencë ndaj kontrollit që ka bërë policia. Nga pamjet që kemi parë shihen lëndime trupore të të burgosurve në këmbë, gjymtyrë, kokë, dhe pjesë tjera të trupit, për çka me lejen e tyre janë bërë fotografi dhe të njëjtat janë dokumentuar me video incizime, të gjitha këto do të na shërbejnë në procedurën e mëtutjeshme gjatë ndjekjes penale”, tha Zyberi.

Show More

Related Articles

Back to top button