LajmeMaqedoni

Lupço Kocevski do i propozohet Qeverisë për kryeprokuror

Këshilli i Prokurorëve Publik ka bërë vlerësimin e kandidatëve për kryeprokuror dhe mbështetjen unanime si kandidat që i rekomandohet Qeverisë e ka marrë Lupço Kocevski.

Kandidatja Lidija Rajçeviq ka marrë mendim negativ, ndërsa vlerësimi për prokuroren Fatime Fetai nuk është bërë për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Pas vlerësimeve të marra, Qeveria duhet ta propozojë në Kuvend emrin e kandidatit për kryeprokuror.

Aktualisht ushtrueses e detyrës, kryeprokurore është Sonja Simovska. Mandati i kryeprokurorit Lubomir Joveski përfundoi më 25 dhjetor.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk