Një sasi e konsiderueshme kokaine është kapur në portin e Durrësit, e fshehur në një anije që transportonte qymyr. Kontrolli i imtësishëm i anijes nga efektivët e portit të Durrësit erdhi pas sinjalizimeve të ndërkombëtarëve, ndërsa droga vinte nga Kolumbia.
Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe.
Nuk dihet nëse sasia e drogës kishte si destinacion final Shqipërinë apo porti i Durrësit ishte përdorur si transit nga trafikantët. Për ngjarjen ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në Portin e Durrësit, ku trafikantët kryesisht kanë zgjedhur ta fshehin atë në kontejnerët me banane, ndërsa këtë herë duket se kanë ndryshuar strategji duke e fshehur në anijet me qymyr.