BotaLajme

Ndërroi jetë politikani i njohur gjerman, Wolfgang SchaubleNdërroi jetë

Ka vdekur në moshën 81-vjeçare, politikani i njohur gjerman Wolfgang Schauble, që ndihmoi në negociatat për ribashkimin e Gjermanisë më 1990 dhe që si ministër i Financave në Gjermani ishte figura kyçe në nxjerrjen e Evropës nga kriza ekonomike.

Schauble vdiq të martën në mbrëmje, ka njoftuar familja e tij.

Schauble ishte ministër i Financave në kohën e kancelares Angela Merkel. Ai mori detyrën në kohën e krizës së shkaktuar nga Greqia dhe që kërcënonte destabilizimin e rendit financiar botëror.

Pas tetë vjetësh si ministër, Schauble u bë edhe kryetar i Parlamentit të Gjermanisë – si hap i fundit në karrierën e gjatë politike.

Pas ribashkimit të Gjermanisë, Schauble ishte qëlluar në një tubim elektoral.

Në ditëlindjen e 70-të më 2012, Merkeli e kishte përshkruar Schaublen si “arkitekt të bashkimit të Gjermanisë, të lëvizjes qeveritare dhe të stabilitetit të eurozonës”.

Show More

Related Articles

Back to top button