Dy të vrarë dhe një i plagosur në fshatin Çellopek të Komunës së Bërvenicës. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin në vend.
Ngjarja ka ndodhur sot pasdite. Sipas informacioneve jo zyrtare një person është plagosur dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. I plagosuri dyshohet të jetë edhe kryerësi i këtij akti të rëndë. Sipas rrëfimeve të banorëve, dyshohet se autori dhe viktimat janë familje.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të mëdha policore si dhe ambulanca, kurse MPB pritet të japë edhe variantin zyrtar rreth kësaj tragjedie.