BotaLajme

Shpërthen cisterna e gazit, 40 të vdekur në Liberi

Të paktën 40 persona kanë vdekur pas shpërthimit të një cisterne gazi në veri të Liberisë.

Cisterna u përplas të martën në Totota, Lower Bong County, dhe menjëherë pas kësaj shpërtheu, duke shkaktuar dhjetra viktima dhe të plagosur.

Dhjetra njerëz janë ende në spital me djegie të rënda ndërsa numri i të vdekurve mund të rritet, sipas autoriteteve.

Siguria e dobët rrugore dhe infrastruktura e dobët e kanë bërë Afrikën Sub-Sahariane rajonin më vdekjeprurës në botë për aksidente, me shkallë vdekjeje tre herë më të lartë se mesatarja europiane, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara.

Show More

Related Articles

Back to top button