Ish-gazetari Musa Ibrahimi do të jetë deputeti i ri në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi ky i fundit u propozua për kryeministër të Qeverisë teknike.
Këtë e bëri të ditur Xhaferi në brifingun e fundit me gazetarë këtë vit. Xhaferi potencoi se në listën zgjedhore i radhës ka qenë ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, por siç informoi, ai mbetet në pozitën aktuale.
Musa Ibrahimi më herët ishte deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në përbërjen parlamentare 2014-2016.