Ndaj dy 22-vjeçarëve nga Shkupi është ngritur kallëzim për sulm seksual dhe përdhunim.
Më 2 dhjetor, një personi që dyshohet se u kishte borxh 150 euro, në mënyrë mizore e kanë marrë me dhunë dhe kundër vullnetit të tij e kanë çuat në parkun pyjor të Gazi Babës, e kanë zhveshur, i kanë djegur rrobat dhe sendet personale më pas kanë abuzuar seksualisht me të.
Me aktakuzë, prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të pandehurit.