LajmeRajon

Nagavci: Në qershor nis testimi i mësimdhënësve për pagë më të lartë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar se në qershor të vitit të ardhshëm do të nisë testimi i mësimdhënësve për pagë më të lartë.

Ajo të enjten, në konferencën për media të fundvitit, ka thënë se po bashkëpunojnë me Shqipërinë për hartimin e udhëzuesit për realizim të këtij procesi.Nagavci shtoi se prej qershorit të vitit të ardhshëm synojnë të nisin me provimin për licencë të avancuar për mësimdhënës, sipas kritereve të përcaktuara.
“Jemi në proces të udhëzuesit që do të bëjë realizimin dhe jemi në bashkëpunim me Shqipërinë, synimi është që nga qershori ta fillojmë testimin e mësimdhënësve për licencë të avancuar”, tha Nagavci, raporton EO.

Ajo ka thënë se beson që mësimdhënësit nuk janë kundër këtij testimi.

“Unë besoj që mësimdhënësit nuk janë kundër kësaj, e do të jenë të suksesshëm në këtë. E unë nuk besoj që është mirë që SBASHK-u të dalë në krahë të mësimdhënësve që mund të kenë probleme”, u shpreh Nagavci.

Show More

Related Articles

Back to top button