BotaLajme

Zyrtari lartë i Putin bie për vdekje nga dritarja e katit të tretë në Siberi

46 vjeçari Vladimir Egorov ishte anëtar i lartë i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar.

Trupi i kreut rajonal pro-Putin Egorov, u gjet sot pas një rënieje të dyshuar nga dritarja e katit të tretë në rajonin e pasur me naftë Tobolsk, në perëndim të Siberisë.

Zyrtari duket se kishte rënë nga dritarja e katit të tretë nga një apartament në rrugën Kedrovaya, shkruante rrjeti rus në Telegram, Baza, i cili raportohet shpesh se ka lidhje me shërbimet e sigurisë.

Ata shtonin se në trupin e politikanit nuk shiheshin lidhje me veprime kriminale edhe pse mjekësia ligjore ende nuk ka ekzaminuar vdekjen e tij.

Rrjeti lokal 72 shkruante se Egorov mund të kishte pësuar probleme shëndetësore, teksa një justifikim i tillë është dhënë për shumë vdekje të mistershme mes figurave të njohura në Rusi që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Në raportime thuhej: “Patologët që po hetojnë vdekjen e Egorov do të përcaktojnë kushtet e ngjarjes dhe atë që shkaktoi saktësisht vdekjen”.

Viktima kishte studiuar si avokat dhe kishte interesa të shumta biznesi, ndërsa më herët ai ishte detyruar të largohej nga administrata publike pas një skandali korrupsioni, për të cilin rrjedhimisht nuk u dënua.

Ai lë pas gruan e dy fëmijë teksa në një video tregohet kur i ndjeri takohet me të birin pas shërbimit ushtarak.

Kjo nuk është vdekja e parë e dyshimtë e zyrtarëve të lartë rusë dy vitet e fundit teksa në qershor zv. presidentja e një banke raportohet se ra drejt vdekjes nga dritarja e saj në një apartament në Moskë.

Ndërsa në shkurt një zyrtare e lartë e mbrojtjes ra nga ballkoni i saj në 50 m lartësi në Moskë.

Marina Yankina, 58 vjeçare, u gjet nga kalimtarët në rrugën e Zamshina në Shën Petersburg.

Të tjerë zyrtarë shtetërorë në Rusi kanë gjetur vdekje të pashpjeguar dhe pa shkaqe të dukshme sipas raportimeve të mediave vitet e fundit.

Show More

Related Articles

Back to top button