BotaLajme

Të paktën 45 palestinezë të vrarë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza

Të paktën 45 palestinezë kanë humbuar jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë gjatë natës ndaj pikave të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin ajror që avionët luftarakë izraelitë kryen ndaj një shtëpie të familjes Al-Amuri në zonën Al-Fakhari në lindje të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Të paktën 20 persona humbën jetën si pasojë e shënjestrimit nga Izraeli të shtëpisë së një palestinezi në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, ndërkohë shumë persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur si pasojë e bombardimit të shtëpisë së familjes Diyab në kampin e refugjatëve Al-Shabura në Rafah.

Avionët luftarakë izraelitë kryen një sërë sulmesh edhe ndaj kampit të refugjatëve Al-Maghazi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Bëhet e ditur se 14 persona humbën jetën në sulmet ajrore të cilat shënjestruan të paktën dy shtëpi si dhe xhaminë Az-Zaferan në kamp.

Show More

Related Articles

Back to top button