LajmeRajon

Osmani dekreton ambasadorin e Kosovës në Zvicër, ky është shefi i ri i misionit në Bern

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Mentor Latifin, ambasador në Konfederatën Zvicerane.

Osmani ka nënshkruar dekretin më datën 21 dhjetor.

“z.Mentor Latifi emërohet Shef i Misionit/Ambasador i Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bern.”, thuhet në dekret.


Tutje, në dekret thuhet se ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.

Latifi do ta zëvendësojë Sami Ukellin, i cili deri më tani ka qenë ambasador i Kosovës në Zvicër.

Show More

Related Articles

Back to top button